Interi “turpëron” Milanin, blindon vendin e parë

Interi ka mposhtur Milanin me rezultat 0-3 në ndeshjen e javës së 23-të të Serie A.

Marketing

Zikaltërit kaluan në epërsi qysh në minutën e pestë me golin e Lautaro Martinez.

I njëjti dyfishoi rezultatin në minutën e 57-të të ndeshjes.

Golin e tretë për Interin e shënoi Lukaku në minutën e 66-të.

Me këtë fitore, Interi mbetet në vendin e parë me 53 pikë, katër më shumë se Milani që gjendet në vendin e dytë.

Marketing