Intervista e Bernard Challandes për UEFA: Jam i ngazëllyer që do të luajmë kundër ekipeve më të forta

Selektori i kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, është intervistuar nga UEFA, disa javë më parë, para se të fillonin eliminatoret e Euro 2020.

Marketing

Në intervistën e dhënë për shtëpinë më të madhe të futbollit në Evropë, Challandes ka komentuar ecurinë e tij me Kosovën, që kur e morri timonin e kësaj kombëtareje.

Ai ndër të tjerash ka dhënë edhe disa komente të tij, ku ka parashikuar ndeshjet kualifikuese për Euro 2020.

“Nga njëra anë, jam i kënaqur, sepse jam i ngazëllyer që do të luajmë kundër ekipeve më të forta, me reputacion më të mirë: Anglia, Republika Çeke, Bullgaria. Këto janë vende të forta të futbollit, të njohura në të gjithë Evropën dhe jam i lumtur që Kosova do të luajë në të njëjtin nivel me këto skuadra. Njëkohësisht, jam i vetëdijshëm se, me suksesin që kemi pasur deri më tani, Federata, tifozët në përgjithësi, ose mediet, janë duke u marrë seriozisht me këtë. Kjo është diçka që vlen edhe për lojtarët, unë shpresoj se nuk do të ndodhë në të ardhmen e afërt por ne duhet të mësohemi edhe të humbasim, dhe të marrim veten përsëri më pas dhe të merremi me pikat e dobëta. Gjërat kanë qenë shumë të mira deri më tani për Kosovën. Tani ne jemi ngjitur në një divizion në Ligën e Kombeve dhe ne duhet të merremi me këtë dhe të bëjmë më të mirën”, ka thënë Challandes në intervistën e tij.

Për ta parë intervistën e plotë, lajmi.net ua përcjell më poshtë videon e plotë.