INTERVISTA/ Flet për “Shqip” krahu i djathtë i Ali Ahmetit: Ju tregoj “thikat pas shpine” dhe cilat parti s’pranojmë të bëjmë koalicion!

Pak ditë pas përfundimit të zgjedhjeve dhe para negociatave zyrtare për krijimin e qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut, një eksponent i lartë i partisë shqiptare që fitoi më shumë vota, përkatësisht BDI flet për Shqip pikërisht zhvillimet më të reja në këtë aspekt duke përjashtuar forcat politike që BDI do të bëjë aleancë. Është Artan Grubi,krahu i djathtë i Ali Ahmetit, i cili për gazetën Shqip, flet për “thika pas shpine” nga disa parti shqiptare, por tregon edhe strategjinë që do të ndiqet për ndërtimin e qeverisë së re…

Marketing
Zoti Grubi, po shkojmë dy javë nga mbyllja e zgjedhjeve, që dha atë rezultat të rëndësishëm për shqiptarët si faktor dhe BDI-në. Ju thatë një javë më parë në Real Story se ka një ftesë ndaj partive shqiptare për tu bërë bashkë në negociata. Si i janë përgjigjur subjektet e tjera ftesës suaj?

Rezultatet zgjedhore në vendin tonë nxorwn fituese absolute ne të gjitha zonat zgjedhore Bashkimin Demokratik për Integrim dhe z. Ali Ahmeti. Hapi i parë pas konfirmimit të fitores dhe shpalljes së rezultateve, ishte kontaktimi i partive politike parlamentare shqiptare, për të unifikuar forcën në Kuvend dhe për të maksimalizuar arritjet tona.

Deklarativisht, të gjitha partitë u rreshtuan pas interesave kombëtare, përveç z. Sela,  edhe pse një ditë para zgjedhjeve, ai zotohej që do ta bëjë të njëjtën gjë dhe që do të respektonte fituesin. Por, besoj që pas përpjekeve të defokusimit për humbjen e thellë dhe shmangien e përgjegjësisë brenda subjektit, edhe ata do të reflektojnë.

Tashmë është e qartë se steka juaj është kryeministri shqiptar, por media të ndryshme shqiptare në Maqedoninë e Veriut, kanë publikuar zëra se ju jeni gati që të tërhiqeni nga kjo kauzë në këmbim të disa institucioneve të tjera. Cila është e vërteta?

E vërteta është se neve na duhet unifikimi shqiptar për të arrirë objektivat kombëtare, e jo “thika pas shpine” duke qëndruar këto parti, ose njëra prej tyre, prapa dere dhe në dispozicion rezervë të partive maqedonase.

Hë për hë, të gjitha përkrahin idenë tonë për kryeministrin e parë shqiptar të vendit tonë dhe vlerësojmë se kjo është e arritshme dhe është në të mirën e vendit, si dhe rrumbullakëson rrugën drejt barazisë së plotë, rrit besimin midis dy komuniteteve shtetformuese në vend dhe krijon stabilitet të qëndrueshëm.

A keni pasur kontakt prej 13 korrikut me LSDM-në, që do të thotë, a ka dhënë sinjal Zaev se është i gatshëm të nisë një tjetër mandat me ju?

Bashkë me LSDM-në, që nga viti 2017, kur ne u përcaktuam të bëjmë koalicion me atë parti, e cila nuk kishte ngadhnjyer në zgjedhjet parlamentare të atij viti, por doli e dyta, kemi bërë shumë punë bashkarisht, duke nisur nga dy-gjuhësia dhe rrumbullakësimi i pjesës normative të Marrëveshjes së Ohrit, zbatimi i Marrëveshjes së Prespës me Greqinë dhe asaj të fqinjësisë së mirë me Bullgarinë, ndryshimi i Kushtetutes dhe i emrit të shtetit, reformat, anëtarësimi në NATO dhe fillimi i negociatave për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian.

Ne jemi kolegë akoma në qeveri dhe kontaktet tona janë të përditshme, si dy parti kryesore në vend. Jemi në pritje të përfundimit të procesit të ankimimit dhe për të vijuar e intensifikuar kontaktet për themelimin e institucioneve të dala nga zgjedhjet e 15 korrikut në frymë bashkëpunuese dhe të përgjegjshme.

Marketing