Investim pas 60 vitesh, shtrohet me asfalt rruga “11 Nëntori” në Kumanovë

“Më mirë vonë sesa kurrë” është një thënie popullore. Për herë të parë pas vitit 1959 është investuar në rrugën 11 Nëntori në Kumanovë.

Marketing

Kjo lagje është bërë me asfalt të ri, rrjet të gazifikimit, rikonstruim të kanalizimit të ujësjellësit dhe me shtrim të trotuareve me pllaka bekatoni.

Bëhet fjalë për 320 metra gjatësi rrugë dhe 70 metra të tjera në rrugën Fridrih Engels.

Një investim i komunës së Kumanovës dhe i kryetarit të saj Maksim Dimitriveski, pas punimeve disamujore, ka përfunduar me sukses.

Nga komuna e Kumanovës paralajmërojnë se gjatë ditëve në vijim do të shtrohen edhe lagje te tjera.