Investimet në zonat rurale, Selami: U japim fund problemeve infrastrukturore

38 milionë eurot e ndara nga buxheti shtetëror për zhvillim infrastrukturor në komunat rurale, pritet tu japin fund problemeve infrastrukturore me të cilat përballen komunat.

Zv drejtori i Agjencisë për Përkrahje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Abdulselam Selami në një prononcim për TVM2 thekson se 200 projektet që kanë marrë dritë jeshile nga agjencia, do të lehtësojnë dukshëm jetën e qytetarëve që gravitojnë në këto zona.

“Përmes këtyre projekteve të cilat janë kapitale, të cilat janë projekte në infrastrukturë rrugore në ndërtim të rrugëve, rikonstruim të rrugëve, ndërtim të qendrave rekreativo-sportive, ndërtim të ujësjellësve, kanalizimeve ne direct përmirësojmë kushtet e jetesës në vendet rurale”, u shpreh zv/drejtori i Agjencisë për Përkrahje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Abdulselam Selami.

Sa i përket komunave shqiptare, Selami shprehet se është bërë maskimumi në këtë drejtim duke siguruar nga dy apo tre projekte për secilën komunë.

“Gjitha komunat shqiptar janë përfshirë në këto projekte. Mendoj se me këtë thirrje komunat rurale shqiptare kanë përfituar në maksimum. Ndarja e buxhetit është bërë proporcionlisht që do të thotë që komunat shqiptare kanë arritur në maksimum nga thirrja që patëm që do të thotë se edhe kryetarët e komunave thonë se asnjëherë nuk kanë arritur të fitojnë kaq projekte nga ana e agjencisë”, theksoi Selami.

Ai apeloi kryetarët e komunave të cilët kanë marrë vendimet e përkohshme nga agjencia t’i nisin punimet në terren, ndërsa e vetmja barrë për komunat mbetet vetëm pagesa e TVSH-së për investimin e realizuar.

evn