Inxhikovë, persona të armatosur kryejnë vrasje në një shtëpi

Një vrasje si në filma ka ndodhur mbërm në Inxhikovë të Shkupit, ku dy persona të armatosur me fytyra të mbuluara kanë hyrë në shtëpinë e viktimis dhe kasi kanë kërkaur nga tanimë I ndjeri para dhe ai u ka thënë se nuk ka, njëri nga grabitësit ka shtënë me armë dhe është më pas dy kriminelët janë larguar nga shtëpia. Policia e ka konfirmuar vrasjen duke bërë të ditur se rastin në polici e ka paraqitur bashkëshortja e viktimës.
“Në orën 23:06  M.N ka paraqitur se në oborrin e shtëpisë që gjendet në Inxhikovë të Shkupit, pas një debati të dy personave  me bashkëshortin e saj I.A (49), njëri prej tyre ka qëlluar drejt tij. Sipas denoncueses të dy personat kanë kërkuar para nga I.A, por kur ju ka thënë se nuk ka para, njëri nga dy personat e ka qëlluar. Mjeku nga  Ndihma e Shpejtë ka konstatuar vdekjen”, bën të ditur policia.
Incidenti tragjik i ka shqetsuar fqinjët të cilët megjithse nuk dëshirojnë të flasin para kamerës thonë se fqiu i tyre ka qenë njeri pozitiv, ka pasur biznesin e tij dhe nuk ka pasur probleme. Ata thonë se asnjëherë në këtë pjesë të Inxhikovës ku ndodhet shtëpia e viktimës nuk ka apsur incidente. Shtëpia ku ka ndodhur vrasje nga viktima përdorej kryesisht për ruajtjen e bagëtisë dhe mbajtjen e makinerisë, pasi i ndjeri merrej me ndërtimtari.