10:01 | 9 Maj 2021

Trajneri i Lazios, Simone Inzaghi ka pranuar se objektivi i Ligës së Kampionëve mund të mos realizohet.

Lazio pësoi disfatë nga Fiorentina pas u mposht në Firenze me dy golat e Dusan Vlahovic, i cili po shkëlqen këtë sezon në Serie A, shkruan lajmi.net.

Pas disfatës, Inzaghi deklaroi se objektivi i Ligës së Kampionëve për Lazion mund të mos arrihet tani pas kësaj disfate.

“Në pjesën e parë ishim të kushtëzuar në disa aspekte, pjesa e dytë ishte shumë nervoze”, tha ai.

“Nuk ia dolëm të qëndronim të qetë, skuadra e lodhur? Djemve mund vetëm t’ju them që do të duhej të ishin më të mirë pas golit të parë”, shtoi ai.

“Në pjesën e dytë nuk luajtëm futboll të mirë, një skuadër e madhe nuk mund ta humb kthjelltësinë. Rruga për Ligën e Kampionëve tani është komplikuar, kishim bërë një rrugëtim të mirë me 14 ndeshje të fituara”, tha Inzaghi.

“Por, në përgjithësi ka qenë një rrugëtim i mirë, për vitin e pestë do të jemi në garat evropiane, do të mbajmë kokën lartë duke e ditur që ka dëshpërim në ndeshjen e sotme, pasi ishte tejet e rëndësishme”, përfundoi Simone Inzaghi./Lajmi.net/