iPhone-i juaj do t’ju njohë edhe kur mbani maskë

Prej më shumë se dy muajsh, autoritetet në të gjithë botën kanë këshilluar qytetarët të mos heqin dorë nga maskat deri në njoftimin e një vaksine kundër Covid-19tech, por sigurisht që normaliteti i ri vjen me ngërçet e tij. Teksa jemi duke mbrojtur veten dhe të tjerët, ka shumë që gjëra nuk na përshtaten me aksesorin tonë të ri. Frymëmarrja vështirësohet, mezi njohim njerëzit përballë, aktiviteti fizik bëhet më i vështirë dhe shpesh nuk dëgjojmë ç’thuhet në anën tjetër.

Marketing

Problemin e radhës, e ka zgjidhur Iphone-i! Nëse po mendonit se si do t’ju njohë telefoni juaj tani që mbani një maskë, përmes Face ID, mos u shqetësoni. Falë iOS-it të ri 13.5, iPhone do t’ju njohë ju dhe maskën tuaj.

Falë përditësimit të ri të Apple-it, përdoruesit do t’i shfaqet në mënyrë manuale një passcode, që herën e parë që Face ID nuk i njeh për shkak të maskës. Nëse në iOS 13, ju do të bënit disa përpjekje me fytyrën tuaj që iPhone-i t’ju njohë, me 13.5 do t’ju shfaqet vendi për të vendosur kodin që herën e parë.

Data e publikimit të iOS 13.5 nuk është publikuar ende. Ndërkohë që njerëzit po përpiqen të përshtaten me normat e reja si pasojë e pandemisë, pritej që një kompani si Apple të përditësonte aplikacionet e tij për t’ja lehtësuar njerëzve përditshmërinë dhe për t’i bërë të ndihen më të sigurtë. Falë këtij ospioni, askush nuk ka pse të heqë maskën nga fytyra që telefoni ta njohë që prej momentit të parë.

Marketing