Ippon i Distrias shpallet më i miri në Mastersin e Kinës

Distria Krasniqi javën që shkoi bëri që flamuri i Kosovës edhe njëherë të valvitet lartë në xhudo, kësaj here në Kinë.

Marketing

Xhudistja jonë arriti të fitonte medaljen e artë në Mastersin e xhudos në Qingdao të Kinës, për të mbrojtur titullin e fituar në vitin paraprak.

Medalja e artë Distrias i solli edhe 1800 pikë të tjera olimpike.

Federata Ndërkombëtare e Xhudos, ka shpallur Ipponin e Distrias në sfidën kundër Narantsetseg Ganbaatar më të mirin në Mastersin e Kinë,

IJF ka përzgjedhur pesë Ipponet më të mirë, dhe i Distrias, u rendit në vendin e parë.