Irani ka nisur kutitë e zeza të avionit ku vdiqën 176 persona në Ukrainë

Kutitë e zeza të avionit ukrainas, i cili u godit aksidentalisht nga ushtria iraniane këtë muaj e ku mbetën të vdekur 176 personave do të dërgohen nga Teherani në Ukrainë.

Marketing

Ky njoftim është bërë i ditur nga agjensia iraniane “Tasnim” ku thuhej se autoritet iraniane janë të përgatitura që kutitë e zeza të ezkaminohen nga ekspertë francez, kanadezë dhe amerikan.

“Falë ekspertizës franceze, kanadeze dhe amerikane do të përpiqemi të lexojmë të dhënat e regjistruara të fluturimit në Ukrainë.Nëse kjo përpjekje do të jetë e pasuksesshme, atëherë kutitë e zeza do të dërgohen në Francë. Kutitë e zeza nuk do të lexohen në Iran”,-u shpreh tha Hassan Rezaifar, drejtori përgjegjës për hetimin e aksidenteve në Autoritetit iranian të Aviacionit Civil.

57 nga 176 pasagjerët që humbën jetën më 8 Janar nga rënia e avionit ishin kanadeze dhe kryeministri kanadez Justin Trudeau ka bërë presion për një hetim të plotë të incidentit.

Ai ka theksuar se Irani duhet t’i dërgojë kutitë e zeza në Francë, pasi është një nga vendet e pakta me aftësinë për të lexuar regjistruesit e të dhënave të fluturimit dhe kabinës së avioni, që siç tha ai kanë marrë dëmtime të rënda.

Irani është përballur me një krizë të thellë si jashtë ashtu edhe brenda vendit lidhur me ngjarjen pasi autoriteteve në Teheran iu deshën disa ditë deri sa të pranonin se ishte ushtria iraniane përgjegjëse për rrëzimin aksidental të avionit.

Ky incident ndodhi kur Irani ndodhej në gjendje gatishmërie të lartë duke kryer një sulm hakmarrës ndaj SHBA-së pas vrasjes së gjeneralit Iranian Kasem Soleimani nga një sulm i SHBA-së

Marketing