Irani ka rihapur objektet fetare

Irani ka rihapur objektet fetare, rreth dy muaj pas mbylljes së tyre, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Marketing

Hapja e tyre u bë më 25 maj si pjesë e lehtësimit të masave të izolimit, të vendosura për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Sipas shifrave zyrtare, në Iran janë regjistruar 7,451 viktima nga sëmundja COVID-19, ndërsa mbi 137 mijë persona janë infektuar me koronavirusin e ri.

Numrat realë besohet të jenë dukshëm më të lartë.

Presidenti iranian, Hassan Rohani, tha një ditë më parë se 10 nga 31 provincat e vendit tani janë në “fazën e kontrollit të virusit”.

Rohani tha se faltoret do të jenë të hapura çdo ditë për tre orë në mëngjes dhe tre orë në mbrëmje, ndërsa ato duhet të respektojnë protokollet e rrepta shëndetësore.

Rihapja e kufizuar vjen pas festës së Fitër Bajramit, e cila shënon fundin e muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit.

Marketing