Irani ndalon hyrjen përmes kufijve të Afganistanit dhe Pakistanit

Irani ndaloi hyrjen në vend nga kufijtë e Pakistanit dhe Afganistanit për të parandaluar mutacionin indian të koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve në televizionin shtetëror, thuhet se Irani ka mbyllur portat kufitare në Mircave dhe Rimedan me Pakistanin dhe Milek, Mahirud dhe Dugarun me Afganistanin.

Qytetarët e Afganistanit dhe Pakistanit në Iran do të mund të kthehen në vendet e tyre nga këto kufij.

Marketing

Irani njoftoi se ndaloi fluturimet për në Indi dhe Pakistan më 24 prill, ku pandemia vazhdoi të përhapet me shpejtësi për shkak të shfaqjes së mutacionit të COVID-19.



. .

Marketing