Irani paralajmëron forcat e huaja të qëndrojnë larg Gjirit

Presidenti iranian, Hassan Rouhani, ka paralajmëruar se forcat e huaja po kërcënojnë sigurinë e Gjirit, pasi SHBA tha që ishte duke vendosur trupa në rajon.

Marketing

Ai tha se forcat e huaja gjithmonë kishin sjellë “dhimbje dhe mjerim” dhe nuk duhet të përdoren në një “garë armësh”.
SHBA po dërgon më shumë trupa në Arabinë Saudite pas një sulmi me dronë në kompaninë saudite të naftës. Të dy vendet po e fajësojnë Iranin.

Rouhani gjithashtu tha që Irani do të paraqesë një nismë të re për paqen e Gjirit në Kombet e Bashkuara në ditët e ardhshme.

Këtë vit ka pas tensione të vazhdueshme midis SHBA-së dhe Iranit.

Marketing