Irani paralajmëron Trumpin se “lufta nuk do të jetë e shkurtër”

Ministri i Punëve të Jashtme i Iranit, Javad Zarif, ka paralajmëruar se nëse administrata e Washingtonit do të fillojë luftë kundër Iranit, ata nuk do të jenë pala që do t’i japin fund luftës dhe se lufta nuk do të jetë e shkurtër, transmeton AA.

Marketing

Në një mesazh të publikuar në llogarinë e tij në Twitter, Zarif tha se idetë e gabuara të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, rreth Iranit rrezikojnë paqen.

“Sanksionet nuk janë alternativë për luftën përkundrazi ato ‘janë lufta vetë’ “, ka nënvizuar Zarif duke bërë të ditur se kërcënimet e Trumpit se do ta “eliminojë Iranin” nënkuptojnë “gjenocid” dhe “krim lufte”.

Ndërsa në lidhje me fjalët e Trumpit se “lufta do të jetë e shkurtër”, diplomati iranian Zarif tha se, “Është një iluzion se lufta do të jetë e shkurtër. Pala që fillon luftën nuk do të jetë pala që e përfundon atë”.

Zarif ka vënë theksin se propozimi për negociata nga qeveria e SHBA-ve është në kundërshtim me njëra-tjetrën me deklaratat e kërcënimeve.
Presidenti amerikan Trump në një deklaratë dje në kanalin “Fox Business” mbrojti idenë e tij se lufta e mundshme mes SHBA-ve dhe Iranit nuk do të zgjasë shumë.
Gjithashtu edhe nga llogaria e tij në Twitter, Trump shprehu kërcënimin se “Çdo sulm ndaj elementëve amerikanë nga Irani do të kundërshtohet me forcë të madhe dhe shtypëse. Në disa zona kjo mund të nënkuptojë “eliminimin” e madh.

Zarif u dha përgjigje kërcënimeve të Trumpit duke thënë se, “SHBA-ja nuk është në pozicionin për të eliminuar Iranin. Nuk ka kapacitet ta bëjë këtë pa përdorur armët e ndaluara (armët e shkatërrimit masiv)”.

Marketing