Irani rihap xhamitë në zonat me rrezik të ulët nga koronavirusi

Irani i rihapi të hënën xhamitë në pjesët që konsiderohen me rrezik të ulët nga koronavirusi.

Marketing

Ky vendim erdhi pasi autoritetet shëndetësore thanë se gati 80,000 njerëz të infektuar me koronavirus, janë shëruar dhe liruar nga spitalet.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Kianoush Jahanpour, tha se në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 74 vdekje nga koronavirusi, të cilat e rrisin në 6,277 numrin e përgjithshëm të viktimave në Iran.

Të dielën, atje janë regjistruar 47 viktima, çfarë ka qenë shifra më e ulët në 55 ditë.

Xhamitë u lejuan të rihapen të hënën në 132 qarqe administrative të Iranit – apo në një të tretën e totalit – që konsiderohen me rrezik të ulët nga koronavirusi.

Besimtarët u detyruan të hynin në xhami me maska dhe doreza dhe të qëndrojnë vetëm gjysëm ore gjatë faljeve.

Xhamitë në Iran janë mbyllur në fund të shkurtit.

Autoritetet atje kanë filluar të përdorin një sistem të koduar me ngjyra: “të bardhë”, “të verdhë” dhe “të kuq” për të klasifikuar rrezikun nga koronavirusi në pjesë të ndryshme të vendit.

Marketing