Irfan Buçi në aksion humanitar për shërimin e Afrim Halilit në Turqi

Zëvendës drejtori i Doganës së Maqedonisë së Veriut, Irfan Buçi, i është bashkuar aksionit humanitar për shërim në Turqi të Afrim Halilit, i cili do të marrë veshkën nga nëna e tij.
Ky rast tepër i ndjeshëm, ka zgjuar interesimin e shumë qytetarëve për të bërë donacion. Z. Buçi ka falënderuar dhe përgëzuar ata për donacionet.

Marketing

Ja postimi i plotë i z. Buçi, në fb:
Nijeti i pastërt ti hap dyert drejt arritjes së qëllimit, Afrim Halilit ju mundësua që bashkë me nënën e tij të udhëtojne në Turqi për në spital. Nëna ka vendosur t’ia dhuron veshkën djalit të vetëm, i cili u rrit jetim pa babë. Shpreh falënderim për Rijad Halimi i cili e postoi këtë rast të rëndë në rrjetet sociale dhe një orë pas publikimit u arrit të mblidhen, 18.000€ sa edhe duheshin për operacion.

Faleminderoj vëllezërit Nuri Shabani dhe Vullnet Shabani nga Gjermania (banor të Haraçinës) që dhuruan 5.000€, faleminderime edhe për Suat Alija, Bekim Zymerin, Sheki Ibishi,Gjon Tanusha, Zukën, Fehmiun dhe shumë të tjerë që ishin të gatshem të dhurojnë për shëndetin e Afrimit.
Gjithëçka arrihet sot, vetem duhet të kemi zemër dhe nijetin e pastërt! Ju ftoj që bashkarisht të lutemi për shëndetin e Afrimit dhe nënës së tij🙏🏼🙏🏼🙏🏼

Marketing