IRI: 74 % e qytetarëve e mbështesin inkuadrimin në BE

Shumica e qytetarëve në vend besojnë se SHBA-ja është një nga partnerët më të rëndësishëm politikë në vend, tregon hulumtimi i fundit multinacional për Ballkanin Perëndimor i zbatuar nga Qendra për hulumtime anketuese e Instituti Republikan Ndërkombëtar (IRI).

Marketing

Hulumtimi zbulon mendime të ndara për Shtetet e Bashkuara si partner ekonomik dhe politik, por edhe entuziazëm për lidhje më të forta me Bashkimin Evropian (BE). Vendet e anketuara ishin Bosnja e Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia.

Në përgjigje të pyetjes se cilat kombe i konsiderojnë partnerët më të rëndësishëm ekonomik, opinioni është ndarë në përgjigjen, Kosova me një shumicë të jashtëzakonshme (94 për qind) iu referua Shteteve të Bashkuara, krahasuar me vetëm 13 për qind të të anketuarve në Serbi që ndajnë këtë ndjenjë. Shumica dërrmuese në Serbi rendit Rusinë (73 për qind) dhe Kinën (71 për qind) midis partnerëve më të rëndësishëm ekonomik.

“Dhe shumica në Mal të Zi besojnë se Shtetet e Bashkuara janë ndër partnerët më të rëndësishëm politikë në vendin e tyre. Në Bosnje e Hercegovinë dhe Serbi, përqindja e atyre që i shohin Shtetet e Bashkuara si partner kryesor politik është më e ulët (29 dhe 15 për qind), sipas anketës.

Entuziazmi për anëtarësim në BE mbetet i lartë. Kur u pyetën se si do të votonin nëse do të mbahej referendum nesër, shumica e qytetarëve në vend (74 për qind) e mbështesin inkuadrimin.

Shumica në të gjitha vendet janë përgjigjur se do të votonin për integrimin në BE. Në Kosovë, shumica dërrmuese (93 për qind) e mbështesin anëtarësimin, dhe shumica dërrmuese në BeH (76 për qind).

“Shqetësimi për dezinformatat ishte i dukshëm në pesë vendet e anketuara, gjë që tregon se rrëfimet e rreme që shpesh shtyjnë aktorë malinje janë problem i vazhdueshëm në Ballkanin Perëndimor. Shumica në BeH, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia kanë rënë dakord që informatat e rreme ose dezinformimi në media janë ose “shumë” ose “deri diku” problematik për vendet e tyre. Për më tepër, shumica në të pesë vendet thanë se hasnin informacione të rreme ose mashtruese në media ‘çdo ditë’, ‘pothuajse çdo ditë’ ose ‘disa herë në javë’”, thuhet në studim.

Drejtori rajonal i IRI për Evropën Paul Mekarti vlerëson se sondazhi tregoi se shumica në rajon po drejtonin interesat e tyre drejt Perëndimit.

“Mbështetja e vazhdueshme e SHBA-së dhe BE-së për të forcuar demokracinë në të gjithë rajonin është thelbësore për konsolidimin e këtij trendi pozitiv dhe aftësimin e këtyre vendeve për të luftuar kërcënimin e paraqitur nga forcat autoritare. Duke pasur parasysh që një pjesë e madhe e dezinformatave që qarkullojnë në Ballkan burojnë nga forcat autoritare si Kina dhe Rusia, është ngushëlluese që qytetarët në Ballkan të njohin problemet e shkaktuara nga ky fenomen”, thotë Mekarti.

Anketa është zbatuar në emër të Qendrës për hulumtime anketuese të IRI-it nga Ipsos, Bosnjë e Hercegovinë, midis 2 shkurtit dhe 6 marsit të vitit 2020. Të dhënat u mblodhën përmes intervistave ballë për ballë në shtëpitë e të anketuarve në secilin prej vendeve të përfshira, me normat e përgjigjeve që variojnë nga 50 deri në 85 për qind dhe duke përdorur shtresëzim shumëplanësh proporcional me shpërndarjen e popullatës. Ky studim u krye me mbështetjen e Fondit Kombëtar për Demokraci.

Marketing