IRI: LSDM kryeson në Shkup me 5% krahasuar me VMRO-DPMNE

Sipas sondazhit të IRI, të kryer nga Brima Gallup midis 4-6 prill 2021, LSDM kryeson në Shkup me 5% krahasuar me VMRO-DPMNE.

Marketing

Në pyetjen “Nëse mbahen zgjedhjet lokale sot, për cilin kandidat do të votonit të ishte kryetar i Shkupit”, për LSDM-në janë përcaktuar 21% e qytetarëve të anketuar, për VMRO-DPMNE 16%, për tu radhitur më pas BDI me 8% mbështetje, e Majta me 4% etj.

Interesant është fakti që në krahasim me sondazhin e IRI nga gushti i vitit 2017, VMRO-DPMNE ka shënuar 7% ulje të përkrahjes së qytetarëve në Shkup, kurse LSDM ka rritur mbështetjen me 5%.

Sipas sondazhit të IRI, në Shkup vetëm LSDM ka më shumë mbështetje sesa VMRO-DPMNE.

Sipas rezultateve të sondazhit të IRI, një kandidat i mundshëm i përbashkët i LSDM, BDI dhe PDSH me siguri do të fitonte në raundin e parë të zgjedhjeve lokale.

LSDM është favorit për Shkupin në zgjedhjet e rradhës lokale, duke pasur parasysh që kandidati Petre Shilegov fitoi në raundin e parë në vitin 2017, kur sondazhi i IRI regjistroi shumë më pak besim në LSDM-në sesa tash në vitin 2021.

Marketing