Shumica e qytetarëve të Maqedonisë e përkrahin tërësisht apo pjesërisht emrin e ri “Republika e Maqedonisë së Veriut” me qëllim që vendi të bëhet pjesë e NATO-s dhe BE-së, kështu ka treguar anketa më e fundit e Institutit amerikan me renome IRI.

Sondazhi ka treguar se shumica e qytetarëve të vendit janë për zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë.

Anketa po ashtu ka treguar trend të vazhdueshëm për rritjen e optimizmit dhe perceptimin e stabilitetit nacional.

57% e qytetarëve e përkrahin tërësisht anëtarësimin e vendit në BE dhe NATO

37% e qytetarëve japin përkrahje”deri diku” që Maqedonia të anëtarësohet në BE dhe NATO nën emrin e ri

57% besojnë në përfitimet e anëtarësimit

49% e të anketuarve planifikojnë të votojnë për zgjidhjen e kontestit të emrit

22% do të votojnë kundër ndryshimit të propozuar

Anketa e IRI-t është realizuar në terren nga 1,100 anketues në pjesën e parë të muajit korrik.