IRJM në librat greke për shkollat fillore zëvendësohet me Maqedoninë e Veriut

Me vendim të nënshkruar nga zëvendësministrja e Arsimit të Greqisë, Sofia Zaharaki, në librat grekë për shkollën fillore duhet të bëhen korrigjime dhe termini “IRJM” të zëvendësohet me “Maqedonia e Veriut”, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Marketing

Në letrën qarkulluese nga 16 dhjetori i vitit 2020, të cilën e publikuan mediumet greke, ndërsa e transmeton MIA, shkruan se në bazë të dispozitave përkatëse, është vendosur të korrigjohet termini “IRJM” në edicionet e shtypit dhe ato digjitale të librave për arsimin fillor, në pajtim me dokumentin e bashkëngjitur të Ministrisë së Punëve të Jashtme ,“Marrëdhëniet mes Greqisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut – zbatimi i Marrëveshjes së Prespës lidhur me emrin dhe terminologjinë e vendit fqinj”.
Korrigjimet duhet të bëhen në shtatë libra, mes të cilëve edhe librat për gjeografi, gjuhë angleze dhe gjermane dhe vendimi u dërgohet shtëpive botuese përgjegjëse për botimin e librave të veçantë shkollorë.

Më 16 dhjetor të vitit 2020, siç kumtuan dje nga MPJ-ja e Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, u mbajt edhe takimi i gjashtë të Komitetit të përbashkët interdisiplinor për çështje historike, arkeologjike dhe arsimore.

“Debati u zhvillua në atmosferë miqësore dhe pozitive. Dy delegacionet kanë kryer këmbim të hollësishëm të mendimeve për programet në sistemet arsimore të dy vendeve, në përputhje me nenin 8 paragrafi 5 të Marrëveshjes së Prespës. Të dy palët u pajtuan që takimin e tyre të ardhshëm ta mbajnë në shkurt të vitit 2021, shkruan në kumtesën e përbashkët të dy Ministrive të Punëve të Jashtme.