Isa Elmazi, shpallet kampion shtetëror në karate për fëmijë

Nuk kanë të ndalur sukseset e karateistit të vogël gostivaras, Isa Elmazit. Elmazi sot u shpall kampion shtetëror në karate për kategori të fëmijëve, njofton Gostivari Sot

Marketing

10 vjeçari i talentuar nga Gostivari, Isa Elmazi u shpall fitues në kategorinë kumite -37 kg, si garuesi i Klubit të Karatesë “Fati”, nga Tetova, me trajnet Arlind Useini.

Me këtë fitore, Isa plasohet për Kampionatin Ballkanik.


Vitin e kaluar, talenti i ri gostivar, Isa Elmazi arriti suksese në garat ndërkombëtare në karate. Pas vendit të parë në turneun në Sërbi, talenti Isa Elmazi është pozicionuar i pari edhe në turneun ndërkombëtar të mbajtur në Ulqin me datë 14 Prill 2019.

Kujtojmë që talenti i ri i katatesë Isa Elmazi nga Gostivari, në turneun ndërkombëtar të mbajtur në Vllasonticë të Sërbisë, ka arritut të ngadhënjen vendin e parë në grupmoshat e reja (2010).

Fitoret e njëpasnjëshme, paraqesin një nismë të jashtëzakonshme për karrierën e karateistit të ri gostivaras, Isa Elmazi.

Marketing