Isa Mustafa sulmon Vjosa Osmanin! Ja çfarë i thotë

Kryetari i LDK, Isa Mustafa sulmoi presidenten në detyrë, Vjosa Osmani, pas reagimit të kësaj të fundit për listat. Në “Facebook”, Mustafa tha se Osmani tregoi papërgjegjshmëri dhe se nuk e meriton postin që ka.

Marketing

“Adresimi i sotëm i znj Vjosa Osmani për KQZ-në, flet se ajo është një  ushtruese krejtësisht e papërgjegjshme e  rolit që ushtron. Nga ud Presidentja është pritur të mbrojë Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, të mbrojë implementimin e ligjit dhe të mbrojë institucionet e pavarura. Ajo në petkun e ud Presidentes po abuzon përmes sjelljeve rebele dhe për interesa të saje të reja  partiake në VV. Është e palejueshme dhe e turpshme që ud Presidentja  t’iu kërcënohet institucioneve të pavarura. Kjo çfarë paralajmëron ud Presidentja e Kosovës sot dhe sjellja e Vetëvendosjes është alarm për demokracinë dhe shtetin e Kosovës. Me këtë sjellje, ajo nuk meriton as një orë të jetë në Presidencë.”