Isco mendon largimin nga Real Madridi

Mesfushori spanjoll është duke kërkuar për një klub që e vlerëson talentin e tij, raporton Don Balon
Ylli i Real Madridit, Isco po e mendon largimin nga “Bernabeu”, transmeton Gazeta Express.

Marketing

Trajneri Santigo Solari dëshiron të bëjë ndryshime të mëdha në klub, dhe Isco është njëri nga ato ndryshime pasi në pesë ndeshjet e fundit është lënë në bankën rezervë.

Raportohet se Isco i ka treguar Sergio Ramosit që është duke kërkuar për një klub të ri që e vlerëson më shumë talentin e tij.