Iseni: Biznesi kërkon stabilitet e jo zgjedhje të reja

Biznesi nuk ka nevojë për zgjedhje të reja të parakohshme parlamentare, janë të prerë odat tregtare. Pas përfundimit të procesit të ndryshimeve kushtetuese, tani ekonomia ka nevojë për stabilitet dhe realizimin e projekteve të investimeve të planifikuara thonë nga Oda e Maqedonisë veriperëndimore.

Marketing

Kjo shoqatë e biznesit e përshëndet vendimin e qeverisë që këtë vit do të jenë më të përkushtuar në zhvillimin ekonomik, por tërheqin vërejtjen që institucionet shtetërore dhe administrata të punojnë më shumë në interes të qytetarëve dhe jo vetëm për ti përmbushin normat dhe detyrat e skriningut të be. Biznesmenët ndryshe nga viti i kaluar, presin që qeveria këtë vit të ketë një normë më të lartë të zbatimit të projekteve kapitale dhe investimeve që, përpara marrjes së mandatit, i premtuan si të rëndësishme për qytetarët.

Pritshmëritë e biznesmenëve nga Oda ekonomike për këtë vit janë se politika përfundimisht do ta çlirojë ekonominë, dhe pushteti ngadalë do të mendojë se si të sigurojë kushte më të mira për funksionimin e ekonomisë. Në një kohë kur prodhimi industrial rritet ndërsa rritet edhe vlera e eksportit, si një problem kyç edhe këtë vit biznesmenët e theksojnë mungesën e punës. – theksoi Drilon Iseni, sekretar i përgjithshëm i OEMVP.

Në tregun vendor ka kërkesë të pamjaftueshme, gjithashtu edhe në tregun e huaj kërkesa është e vogël. Faktor më i madh kufizues për zhvillimin e ekonomisë është mungesa e fuqisë së kualifikuar të punës” – u shpreh – Daniella Mihajllovska, Oda Ekonomike e Maqedonisë.

Kryeministri Zaev paralajmëroi se viti 2019-të do të jetë viti i ekonomisë. Përveç projeksionit optimist për rritje ekonomike prej mbi 4%, Zaev paralajmëroi rritje të pagës minimale, investime në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore, si dhe ndërtimin dhe riparimin e objekteve energjetike.

Por, ajo që e shqetëson sektorin e biznesit është fakti që kryeministri asnjëherë nuk e hodhi poshtë idenë për zgjedhje të parakohshme parlamentare, së bashku me ato presidenciale që do të mbaheshin në pranverë.

Marketing