Ish-ambasadori shqiptar thotë se ‘Mini-Shengeni’ është “thikë” për Kosovën

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, Mal Berisha, ka thënë se Shqipëria me “Mini-Shengen”, po e izolon Kosovën.
Ish-ambasadori, Mal Berisha ka folur për “Mini-Shengenin” që u mbajt në Tiranë.Berisha theksoi se ky është një deviacion i dukshëm i asaj që quhet demokraci.Ndërkohë në një lidhje nga Prishtina, gazetarja Blerta Dalloshi raporton reagimet për Mini – Shengenin Ballkanik.“Pala kosovare ka kërkuar që të mos mbahet Samiti. Pas mbajtjes së takimit nuk ka pasur shumë reagime nga politikanët, por më shumë nga shoqëria, të cilët e kanë quajtur si thikë pas shpine. Kosova nuk ka nevojë për këtë “Mini-Shengen”. Në bisedimet Kosovë Serbi ka pasur shumë marrëveshje që nuk po zbatohen nga Serbia ndaj edhe kjo konsiderohet si hile e Serbisë në të cilën ka rënë pre Shqipëria”, raportoi gazetarja e abcnews.al.Më tej Berisha shprehet se kjo të çon në dyshime serioze.“Njerëzit kanë plotësisht të drejtë të jenë të shqetësuar për fatin e kombit. Ky ç’izolim që po i bëhet Serbisë me promotor Tiranën nuk është gjë tjetër vetëm një izolim që i bëhet Kosovës. Përse duhet me kaq nxitim të bëhet Shengeni kur Kosova është ende duke formuar qeverinë”, theksoi Berisha./abcnews.al

Marketing
Marketing