Ish-deputeti Vesel Memedi do të dëshmojë për “27 prillin”

Kryetari i RDK-së, Vesel Memedi dhe Stefan Mladenovski (pjesëmarrës i amnistuar nga sulmi në Kuvend) janë dëshmitarët vijues të cilët janë paraparë të dëshmojnë sot në Gjykatën Penale – Shkup, për lëndën penale për organizatorët e “27 prillit”.

Marketing

Këta dëshmitarë më parë kanë dëshmuar edhe në një lëndë tjetër për ngjarjet e 27 Prillit në Kuvend, ku u akuzuan ish-ministri i Punëve të Brendshme dhe drejtori i Byrosë së Sigurisë Publike, Mitko Çavkov dhe tridhjetë persona të tjerë.

Deri më tani në rastin për organizatorët për “27 Prill” ku janë akuzuar ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski, ish-ministrat Spiro Ristovski dhe Mile Janakievsi dhe ish-drejtori i DZK-së Vlladimir Atanasovski, kanë dëshmuar disa persona, midis të cilëve edhe kryeministri teknik Oliver Spasovski.