Ish kampioni shqiptar i Jugosllavisë nga Shkupi, afarist i suksesshëm në Gjermani (VIDEO)

Shtatë herë kampion i ish Jugosllavisë në mundje, kampion Ballkanik, pjesëmarrës i shumë kampionateve evropiane dhe botërore, kurse sot afarist i suksesshëm në Gjermani. Ky është me fjalë të shkurtra profili i ish kamiponit shqiptar nga Shkupi, Imer Kadrijovski. Mirëpo për të bë një profil të vërtetë për Imerin, nuk mjaftojnë vetëm disa fjali.

Marketing

Veç tjerash ai paraqet një shembull për mërgimtarët se si mbahet nga lidhja me vendlindjen. Edhe pse vite me radhë jeton në Munih, Imeri nuk mund ta harrojë familjen, shokët, Gazi Babën, Shkupin, por mbi të gjitha nuk mund ta harrojë klubin e zemrës, krenarinë e sportit shqiptar, Klubin e mundjes Liria.

Edhe pse gjendet në mërgim, ai tani ushtron edhe detyrën e kryetarit të klubit Liria, me dëshirë që ta kthejë në shtigjet e famshme kur mundësit e këtij klubi fitonin medalje në të gjitha kampionatet, duke përfshi edhe lojërat Olimpike.

“Dashuria ndaj atdheut dhe dashuria ndaj kombit është diçka që asnjëherë në jetë nuk na ka munguar. Kjo gjithmonë ka qenë në vendin e parë. ne si ish sportist të klubit të mundjes Liria, që e dini se ky klub është një emër i shenjtë për sportin mbarëshqiptar”, thekson për Lajm.Tv Kadrijovski, gjatë intervistës së zhvilluar në Munih.

 

Edhe pse sportist i suksesshëm, pas përfundimit të karrierës nuk ka mundur ta gjejë veten në Maqedoni. Për sportistët shqiptarë në atë kohë shteti ende ishte njerkë. Në vitin 1992, është detyruar të marrë rrugën e mërgimit, që e ka çuar në Munih. Ka filluar si punëtor krahu, e më vonë ka filluar biznesin e vet, që e ka zgjeruar gradualisht. Sot ai menaxhon depo për pemë dhe perime, nga të cilat furnizon rreth 100 shitore në Munih.

“Në Minhen, në Gjermani nuk është vështirë, sepse këtu kemi të bëjmë me një shtet demorkatik, që I garanon të drejtat njerëzore, ashtu edh në biznes. Rrugët dhe mundësitë janë të hapuar, gjithçka shkon sipas rregullave dhe ligjit.

Më së shumti që na mungon është etja për atdheun, sepse gjendemi në gurbet, larg familjeve, larg vatrave tona. Kjo na mungon. Përndryshe, ai që don të punon, ai i cili ka vullnet, nuk e ka aspak të vështirë”, thekson Kadrijovski.
Imeri nuk e mohon se klubet shqiptare në Maqedoni janë të anashkaluara, por shpreh optimizëm se kjo po përmirësohet dal ngadalë. Falënderon komunën e Çairit për ndihmën që ia ka dhënë vazhdimisht klubit të mundjes Liria.

“Nuk dua të ankohem, gjithmonë kam qenë optimist. Ai optimizmi ka dhënë rezultate. Sa i përket përkrahjes së institucioneve në Maqedoni, kemi qenë të anashkaluar. Tani gëzojmë disa të drejta. Komuna e Çairit na ka dhënë disa ndihma”, shton ai.

Megjithatë pyetja nëse është më lehtë të merresh me sport, apo me biznes është pyetje që e vendos pak në siklet. Biznesi i ka vështirësitë e veta, sikurse edhe sporti. Por duke pasur parasysh se Gjermania është një shtet ku sundon e drejta dhe rregulla fer të biznesit, gjërat shkojnë shumë më lehtë.

Marketing