Ish-kandidatja presidenciale është këshilltare e Mickoskit, por kundër propozimit të tij për ministër të MPB-së

Ish-kandidatja për presidente e mbështetur nga VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska është kundër propozimit të VMRO-DPMNE që ministër i brendshëm të jetë një person që aktualisht është në organet ushtarake të sigurisë.

Marketing

Ajo në emisionin “360 gradë” ka thënë se sipas Kushtetutës, një person që nuk ka qenë person civil së paku tre vitet e fundit, nuk mund të udhëheq me MPB dhe mbrojtjen. Siljanovski ka dal me këtë qëndrim kundër kreut të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, edhe pse ajo është këshilltare e tij për çështje kushtetuese.

Siljanovska si profesore e të drejtës kushtetuese ka cituar nenin 97 të Kushtetutës. Ajo tha se nuk është konsultuar për emrin e ministrit dhe nëse ai akoma është në Ministrinë e Mbrojtjes, nuk mundet. Koloneli Dragan Kovaçki është propozuar nga VMRO-DPMNE për ministër të brendshëm, por që është refuzuar edhe nga LSDM.

Marketing