Goran Torbakov, ish-këshilltari i ish-kryeministrit Nikolla Gruevski pas mbledhjes së djeshme të Kuvendit ku me dy të tretat u votuan ndryshimet kushtetuese për emrin ka përcjellë një porosi të ashpër në adresë të deputetëve nga radhët e koalicionit të VMRO-DPMNE që votuan pro ndryshimeve, përcjellë portali i TV21.

“Dhëntë Zoti që prej nesër secilin prej tyre ta shohim nëpër nekrologë nëpër shtylla dhe gazeta. Kurrë mos ti bëjnë varr në tokën maqedonase!”, ka shkruar Torbakov.