Ish-koordinatori i Paktit për Stabilizim të Evropës Juglindore, Erhard Busek deklaroi se Bashkimi Evropian duhet sa më parë t’i pranojë vendet e Ballkanit, që të zgjidhen problemet në rajon.

Sipas tij kjo do ta stimulonte bashkëpunimin rajonal.

Busek në Konferencën ndërkombëtare në Beograd “Qendra evropiane për paqe dhe zhvillim” kushtuar koncepteve të reja të sigurisë në botë, theksoi edhe se ndarja e Evropës Perëndimore dhe Grupit të Vishegradit, problemet me Rusinë, në Ballkan dhe Mesdhe, Evropa mund t’i zgjidh me përforcimin e bashkëpunimit pavarësisht dallimeve politike dhe të tjera midis vendeve.

“BE-së i nevojitet qëndrim i vendosur në zgjidhjen e problemeve në Ballkan, ndërsa kjo do të thotë pranim më i shpejtë i vendeve të tjera. Kjo mund ta ndryshojë karakterin e Unionit, por kjo është e domosdoshme. Pasi kjo është Evropa. Brukseli duhet të jetë më shumë partner dhe jo dikush që jep urdhra – bëjeni këtë, plotësojeni këtë… duke u kanosur”, theksoi Busek.

Ai duke u përqendruar në Kosovën theksoi se “për disa serbë problem është ndryshimi i kufirit”, por se Evropa vazhdimisht i ndryshon kufijtë si edhe se në historinë e saj ka plot shembuj të tillë.

Do të thotë, për ne ndryshimi i kufirit është i realizueshëm edhe në rastin e Kosovës, tha Busek.

Artikulli paraprakVMRO: Shteti është në prag të kolapsit ekonomik
Artikulli tjetërNë Manastir gjendet bombë e pa eksploduar nga Lufta e parë botërore