Ish-ministri i brendshëm Mitko Çavkov është transferuar mbrëmë nga burgu i Shkupit në ate të Shtipit.

Transferimi është kryer për shkaqe sigurie. Edhe drejtori i burgut të Shtipit, Miki Todorov ka konfirmuar këtë.

Çavkov është dënuar me 18 vite burg për ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit 2017 në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, ku Çavkov ishte akuzuar si njëri nga organizatorët.