Ish-kreu i Këshillit Europian reagon ashpër për teatrin: E papranueshme!

Presidenti i Partisë Popullore Europiane, grupi më i madh parlamentar në PE, Donald Tusk ka dënuar prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Marketing

Ngjarja e mëngjesit të së dielës, ku policia dhe fadroma e IKMT ndërhynë për prishjen e godinës së teatrit dhe përplasja më pas me qytetarët, vijojnë të bëjnë jehonë në Europë. Donal Tusk, i cili vetëm disa muaj më parë la detyrën e kreut të Këshillit Europian, është shprehur sot se kjo shkon kundër vlerave europiane.

Në një status në Tëitter ai shkruan se përdorimi i dhunës është i papranueshëm dhe shpreh mbështetjen e tij për Partinë Demokratike, e cila është pjesë e grupit të partive popullore europiane.

“Unë dënoj prishjen e teatrit kombëtar në Tiranë të Dielën, e cila shkon kundër vlerave evropiane si ruajtja e trashëgimisë kulturore, sundimi i ligjit dhe dialogu transparent. Frikësimi dhe përdorimi i dhunës ndaj protestuesve, shoqërisë civile, artistëve si dhe politikanëve të opozitës janë të papranueshme. Sundimi i ligjit, media e pavarur dhe e lirë dhe lufta kundër korrupsionit duhet të mbizotërojnë për perspektivën evropiane të Shqipërisë. Unë shpreh mbështetjen time për partinë tonë anëtare @pdshqipëri në luftën demokratike për një Shqipëri më të mirë.”- shkruan Donald Tusk.

Marketing