Ish-kreu i KQZ-së: Zgjedhjet në Shqipëri kontestohen ende pa u bërë

Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba, thotë se në Shqipëri zgjedhjet janë kontestuar gjithmonë ende pa u zhvilluar.

Ai theksoi në emisionin “Ilva Now” se dallimi mes Shqipërisë dhe vendeve të tjera perëndimore është fakti se në këto vende, zgjedhjet pranohen ende pa u bërë, pasi qytetarët dhe garuesit kanë besim te institucionet.

“Ne i kontestojmë zgjedhjet që pa u bërë. Është në mentalitetin tonë. Ata [perëndimi] i pranojnë zgjedhjet që pa u bërë, sepse ai është procesi. Ai është instrument demokratik”, tha ai.

Marketing

Kryeredaktori i Euronews Albania, Mentor Kikia mendon se “instikti i kontestimit të zgjedhjeve” vjen pasi institucionet përgjegjëse nuk kanë arritur deri sot të garantojnë besimin e qytetarëve.

Ai shtoi se Partia Demokratike duhet të përgatisë një argument të fortë, përmes të cilit të justifikojë humbjen e tretë përballë mazhorancës.

“Instikti i kontestimit është prodhuar si pasojë e mungesës së besimit tek institucioni. PD i duhet një argument i fortë për të justifikuar humbjen e tretë. Ne duhet të vendosim vijnë e kuqe për të ndaluar tjetërsimin e votës, në mënyrë që në zgjedhjet e ardhshme ne duhet t’i besojmë arbitrit”, tha ai.

Marketing