Gary Lineker nuk ka nostalgji për ditët kur luante futboll dhe preferon atë që po bën aktualisht: rolin e opinionistit televiziv. “Nuk kam luajtur një ndeshje futboll, as për kënaqësi, që kur jam tërhequr. U tërhoqa për një arsye, sepse nuk ndihesha më mirë duke u marrë me këtë sport,” – tha Lineker.

“Për të qenë i ndershëm, nuk më mungon aspak futbolli. Nuk më ka munguar kurrë. Isha i bindur kur u tërhoqa se kishte ardhur fundi. E kam dashuruar futbollin kur luaja, ka qenë një kohë e mirë, por kënaqem më shumë aktualisht në rolin e opinionistit, sesa kur isha futbollist,” – përfundoi ish-sulmuesi i Tottenham, Barcelona dhe kombëtares angleze.