Ish-Presidentët dhe Kryeministrat e rajonit ndërmarrin nismën e pashembullt në Podgoricë

Në një konferencë rajonale në Shkup të titulluar “ Integrimet europiane në udhëkryq” nën organizimin e Klubit të Podgoricës, pjesë e të cilit janë ish –Presidentë dhe Kryeministra të vendeve të rajonit Kroacisë, Malit të Zi, Kosovës, Maqedonisë, Shqipërisë, Bosnjës dhe Sllovenisë janë kritikuar idetë për korrigjimin e kufijve

Marketing

Në një deklaratë të ish – Presidentëve të rajonit ku kanë marrë pjesë ish –Presidenti i Kroacisë Stipe Mesiq, ish –Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu,  Ish – Presidenti i Shqipërisë Alfred Mojsiu, ish- Presidenti i Maqedonisë Branko Crvenkovski dhe ish udhëheqës tjerë të rajonit është miratuar edhe një deklaratë ku theksohet se “ne anëtarët e Klubit të Podgoricës shprehim gatishmërinë tonë që të bëjmë gjithçka që të parandalojmë që Ballkani Perëndimor përsëri të jetë viktimë e ideve dhe trendeve retrograde”

Klubi i Podgoricës ndër të tjera ka theksuar se është e një rëndësie të veçantë që BE të aprovojë datën e fillimit të negociatave për anëtarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE.

“Shtyrja e mëtejshme e këtyre vendimeve në kontekstin aktual gjeopolitik dhe gjeoekonomik mund të ketë ndikim të dëmshëm edhe në nivel të brendshëm edhe në atë rajonal. Jemi dëshmitarë të sfidave të rendit global që bazohet në vlerat e përbashkëta dhe demokratike të shoqërive dhe mundësinë që ato të kenë ndikim negativ në Ballkanin Perëndimor” thuhet në deklaratën e ish-Presidentëve dhe kryeministrave.

Më pas ata kanë bërë edhe një referencë direkte në lidhje me situatën në Kosovë e në Bosnjë e Serbi duke theksuar se idetë retrograde të ndarjeve që i shkojnë kundër bashkëpunimit rajonal e që nxisin izolacionizëm, politikën e kthimit prapa dhe që bazohen në popullizëm në vend se të bazohen në vlerat e përbashkëta dhe standardet europiane, për fat të keq, nuk janë vetëm kujtime të largëta historike por përbëjnë një kërcënim serioz për Ballkanin Perëndimor.

Marketing