Ramon Calderon mendon se pozita e sulmuesit të Walesit në Santiago Bernabeu është e “papërshtatshme” me trajnerin e tanishëm të Los Blancos i cili dëshiron ta shes anësorin

Traneri i Real Madridit , Zinedine Zidane “dëshironte ta mbante Cristiano Ronaldon dhe ta shiste Gareth Bale”, para se të largohej vitin e kaluar në verë, ka thënë ish presidenti i klubit, Ramon Calderon.

Calderon insiston se ky afat kalimtar veror është më i miri për të dyja palët që ti ndajnë rrugët pasi që ka një luftë të ftohtë në mes të trajnerin dhe lojtarit.

“Është gjendje e parehatshme, natyrisht. Për të gjithë, për lojtarin, për trajnerin dhe për klubin”, tha Calderon për Sky Sports.

“Zidane nuk e vlerësonte atë kur ai e la klubin në fillim të sezoni të kaluar – ai dëshironte ta mbante Cristiano Ronaldon dhe ta shiste Bale”, tha Calderon, transmeton GazetaExpress.

“Presidenti nuk e ndoqi këtë këshillë, kështu që Zidane u largua nga klubi”.

“Kur ai u kthye dy muaj më parë atij i ishte premtuar se Bale nuk do të këtë këtu të ardhme”.

“Ndoshta komentet e tij nuk janë shumë të përshtatshme por ai ka treguar se është i ngopur me këtë situatë dhe gjëja më e mirë është që të gjendet një zgjidhje”.

I pyetur nëse Madridi po arrin ta mbaj në kontroll situatën, Calderon ka thënë se “nuk mendon kështu”.

“Kur këto gjëra ndodhin ju duhet të veproni shpejt. E di, një vit më parë ne kishim një ofertë për të rreth 100 milionë euro por ne nuk e pranuam sepse presidenti mendonte që ai ishte ylli, ai të cilin ai e kishte transferuar, ai duhej qëndruar dhe ndoshta trajneri nuk i ka njohur mirë cilësitë e tij”.