Ish-shefi i shërbimit sekret serb vjen ambasador në Shkup?!

Qeveria serbe ka marrë vendim për të emëruar në postin e ambasadorit në Federatën Ruse, gazetarin skandaloz dhe deputetin aktual të partisë së presidentit Aleksandër Vuçiq, Mirosllav Llazanski. Kështu shkruan në numrin gazeta serbe “Veçernje Novosti”, ndërsa raporton se ambasador i Serbisë në Shkup do të jetë Rade Bullatoviq, përcjell gazeta KOHA.

Marketing

Llazanski, është i njohur edhe për opinionin në Maqedoni pasi deri në ditën e fundit ka qenë në anën e regjimit të ish-kryeministrit, tani më azilantit në Hungari, Nikolla Gruevski. Në mediat serbe madje u publikuan edhe shkrime për takimet e tij në ambasadën serbe në Shkup, ku ka marrë instruksione dhe ka dakorduar shkrime për t’i publikuar në gazetën pro-qeveritare serbe “Politika”. Instruksionet, siç shkruan gazeta, personalisht i ka marrë nga lideri i një partie serbe në Maqedoninë e Veriut, transmeton gazeta KOHA. Mirosllav Llazanski në postin e ambasadorit në Moskë do ta zëvendësojë Sllavenko Terziq.

Pritet që një të ardhme të afërt, Serbia të dërgoi ambasadorë të ri në Kinë, Ukrainë, Mal të Zi, Çeki, Zvicër dhe Shqipëri, ndërsa në Maqedoni, Dushanka Divlak Tomiq do të tërhiqet dhe në vend të saj, do të emërohet Rade Bullatoviq, ish-drejtor i shërbimit sekret serb – BIA.

“Në kuluare diplomatike jozyrtarisht flitet për ‘rotacione’ të ambasadorëve serb në Kiev, ndërsa Rade Bullatoviq do të zëvendësojë ambasadoren aktuale në Shkup, Dushanka Divllak Tomiq”, shkruan “Veçernje novosti”. Rade Bullatoviq është ish-drejtor i shërbimit sekret serb – BIA, derisa shërbyesi i tij në ambasadën serbe në Shkup, Goran Zhivajlleviq, ishte qenë njëri nga të parët që ishte futur me turmën e dhunshme në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, më 27 prill 2017.

Marketing