Ish-trajnerja e Florijana Ismailit: Lutem dhe shpresoj për një mrekulli

Florijana Ismaili u zhduk që nga e shtuna në Liqenin e Como. Pas kërkimeve në ditën e parë, nuk pati rezultat.

Marketing

Të shtunën, një turist zviceran u raportua i zhdukur në Liqenin e Comos. Siç raporton agjencia italiane e lajmeve, ishte Florijana Ismaili, futbollistja e Young Boys.

24-vjeçarja kishte vendosur të kalonte një ditë në liqen me një mike të saj. Menjëherë pas orës 16 erdhi një telefonatë emergjente. Sipas gazetës Il Giorno, mikja e futbollistes së zhdukur dha alarmin e zhdukjes së saj.

Ismaili u hodh në ujë nga një anije e marrë me qira, por nuk u shfaq më. Menjëherë u përdorën zhytësit, por operacioni i kërkimit u anulua në mbrëmje.

Të shumë kanë reaguar për zhdukjen e befasishme të Florijana Ismaili, dhe së fundmi e ka bërë edhe Martina Voss-Tecklenbur, trajnerja e Kombëtares së femrave të Gjermanisë, dikur ish-trajnere e Përfaqësueses së Zvicrës, nga viti 2012 deri më 2018.

“Lutem dhe shpresoj për një mrekulli”, ka shkruar në Twitter ish-trajnerja e Ismailit.