Ish-truproja i Mijallkovit përfundon në burg

Draganço Stoimenov, i njohur në opinion si “Daco Bellski” pas tre muajve në arratisje dje është dorëzuar tek autoritetet dhe në prani të avokatit të tij është paraqitur në Prokurorinë në Koçan.

Marketing

Gjykata e Koçanit i ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve ish-truprojës së Sasho Mijallkovit, me arsyetimin se mund të arratiset dhe të ndikojë tek dëshmitarët, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Stoimenov është i dyshuar se në janar në kafenenë “Aqua” në Koçan me armë zjarri ka gjuajtur dhe lënduar 33-vjeçarin Dragan Zdravev – Daç.

Pas incidentit, ndaj Stoimenovit u ngrit padi penale për veprën “tentim vrasje”.

Ndryshe, Stoimenov në opinion njihet si dëshmitari kyç në rastin “Detonatori”, në të cilin një pjesë e të akuzuarve janë dënuar me burg të përjetshëm, ndërsa u ndryshuan 13 komandantë policorë në Maqedoninë Lindore.

Marketing