Ish-ushtari i UÇK-së padit Komisionin që ia refuzoi atij statusin e invaliditetit

Rrugëve të Likocit, Sabri Aliu është kthyer gati 21 vjet më vonë dhe takon të njohur që nuk i ka parë po aq gjatë.Njëri prej tyre është pronari i një shtëpie, që për Sabriun, sjell shumë kujtime, raporton KTV.Brenda mureve të kësaj shtëpie, ai kishte marrë për herë të parë ndihmë për plagët që i kishte marrë më 29 qershor të vitit 1998, plagë të cilat ende e kufizojnë në lëvizje.

Marketing

Në dyluftim me forcat serbe në fshatin Hade të Obiliqit, një granatë kishte qenë fatale për tre bashkëluftëtarë të tij, dëshmorët: Xhemajl Mehmeti, Ismet Uka e Mentor Dervishi.Pas trajtimit në Likoc e në disa shtëpi-spitale të tjera, ai ishte dërguar për trajtim në Shqipëri, prej nga kishte arritur në shtetin e Zvicrës ku edhe jeton.Por, komisioni mjekësor për përcaktimin e shkallë së invaliditetit, nuk është bindur dhe dy herë ia ka refuzuar kërkesën, derisa Aliu thotë se askush në komision nuk e mori seriozisht rastin e tij.
KTV-ja ka biseduar me Haki Aruqin, kryetari i Degës së Shoqatës së Invalidëve në Skenderaj, i cili me të dëgjuar emrin e Sabri Aliut, tha të jetë i befasuar me dy gjëra: se si Aliu u kishte mbijetuar plagëve dhe se si ishte refuzuar nga komisioni, 20 vjet më vonë.Në anën tjetër, Aliu, është i vendosur të padisë komisionin, duke theksuar se kompensimi financiar nuk është ajo që i intereson, por kërkon të drejtën e tij.
Nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, vetëm kanë konfirmuar se rasti i tij është refuzuar nga komisioni mjekësor, duke rekomanduar që pyetjet për vlerësimin e mjekëve të caktuar nga SHSKUK-ja t’u drejtohen atyre.KTV-ja gjatë këtij viti, përveç për rritjen e numrit të veteranëve, ka raportuar edhe për rritjen e ndjeshme të numrit të invalidëve të luftës, kryesisht atyre me shkallën e invaliditetit ndërmjet 20 e 40%.Vetëm nga janari deri në dhjetor të vitit 2018, numri i invalidëve kishte shkuar nga 3409 në 4149.

Marketing