Ish ushtari i UÇK-së, Tomor Morina pritet me daulle në Gjakovë (VIDEO)

Tomor Morina pritet me daulle në Gjakovë, pas lirimit nga paraburgimi në Shkup. Lirimi i Morinës erdhi pas vendimit të Gjykatës Supreme e cila konfirmoi vendimin e Këshillit Penal të Gjykatës Penale se nuk ka kushte për ekstradimin e ish-pjesëtarit te UÇK-së në Serbi.

Marketing

Gjatë ditës së djeshme Morina nga burgu i Shutkë doli i shoqëruar nga zyrtarë të ambasadës së Kosovës, familjarë dhe shokë të tij. Për shkak se Morina ndodhej në veturën e ambasadës së Kosovës, i njëjti nuk u prononcua për media.

Marketing