Ish ylli i Real Madridit bëhet futbollisti i parë në histori që blihet me Bitcoin

Ish lojtari i Real Madridit, David Barral është bërë futbollisti i parë në histori të futbollit që është blerë me Bitcoin.

Marketing

Barral që kaloi katër vitet e para të karrierës te gjiganti spanjoll në ekipet B dhe C, u transferua te skuadra e divizionit të tretë, Dux International de Madrid, transmeton lajmi.net.

Transferimi nga Racing Santander u bë i mundshëm fal Bitcoin digjital që e financoi këtë lëvizje.

“David Barral, një lojtar i ri i DUX Internacional de Madrid. Mirësevjen në klubin e pafund”.

“Bëhet lojtari i parë që transferohet përmes kriptovalutave. Falënderimi për Criptian, sponsori i ri që e bëri të mundur”, shkruhej në komunikatën e klubit.

Ndërkohë, kujtojmë se Barral ishte pjesë e Realit në ekipin e dytë dhe tretë ku zhvilloi 53 paraqitje në divizionet e ulëta duke shënuar nëntë gola.

Marketing