ISHP konfirmon: Varianti britanik i virusit korona i pranishëm që nga muaji dhjetor

Varianti britanik i virusit korona në vendin tonë ka qenë i pranishëm që nga muaji dhjetor. Kjo është dokumentuar edhe me rezultatet e Institutit të Shëndetit Publik, ku vënë në dukje se gjatë 2 muajve të kaluar në Laboratorin e virusologjisë dhe diagnostikimit molekular të tyre janë bërë sekuencionimi i 48 mostrave pozitive të përzgjedhura të Sars-Cov-2, prej të cilave në 5 raste janë gjetur gjenome të mutacionit virusal me origjinë nga Britania e Madhe.

Marketing

Instituti i Shëndetit Publik
Shkup 14
Kavadar 11
Ohër 6
Prilep 5
Koçan 3
Nga 2 në Kumanovë, Shtip, Veles dhe Gostivar
Dibër 1

Sipas ISHP-së 4 pacientë nga Kavadari dhe 1 nga Kumanova kanë qenë të infektuar nga varianti i ri ende pa e ditur se i njëjti është prezent në Maqedoni. Por, këto nuk janë të vetmet në vend, pasi edhe në Laboratorin e Akademisë së Shkencave, gjete sekuencionimit është evidentuar rasti i parë gjatë muajit janar. Si pasojë e transmisionit 70% më të shpejtë të virusit, përkohësisht u karantinua edhe Klinika e Nefrologjisë ku rezultuan të infektuar dhjetëra pacient dhe personel mjekësor.

Ndërkaq, nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se në 24 orët e fundit janë regjistruar dyfishi i të shëruarve në krahasim me ata të infektuarit. Nga 2107 testet e bëra, rezultuan pozitiv 373 pacientë. 7 të hospitalizuar ndërruan jetë, 2 nga Shkupi dhe nga 1 nga Tetova, Velesi, Ohri, Kërçova dhe Dibra.
Kurse, numri i të shëruarave gjatë ditës që lamë pas ka pasur 638 pacientë.

Ministria e Shëndetësisë
“Shkup 328 të shëruar
Kumanovë 44
Veles 41
Tetovë 37
Strumicë 31
Gostivar 20
Dhe një shifror në të tjerat qytete.”

Marketing