ISHP: Zvogëlohet numri i rasteve të reja me “Covid-19”

Sipas raportit të Institutit për Shëndet Publik në periudhën 11-17 janar, janë bërë 14.111 testime për SARS-CoV-2, ndërsa 2.397 raste kanë rezultuar pozitiv.

Marketing

Rastet e reja në këtë periudhë janë regjistruar  në 34 qytete që është më pak për tre për qind në krahasim me javën e kaluar.

Pjesa më e madhe e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi. Përqindja e rasteve pozitive të testuara në periudhën e raportimit lëvizë prej 11 deri në 19 për qind, mesatarisht 16 për qind, që paraqet ulje prej tre për qind në krahasim me javën e kaluar. Janë regjistruar persona të prekur në të gjitha grup-moshat.

Më i përfaqësuar është grupmosha e personave të moshës mbi 60 vjeç . Numër i madh i personave të prekur është regjistruar edhe tek personat në grupmoshat prej 40 deri në 49 vjeç .

Numër më i vogël është regjistruar tek fëmijët e moshës deri në nëntë vjeç . ISHP në periudhën 11-17 janar ka regjistruar 5.785 pacientë të shëruar, që është për 29.7% më shumë se në javën e kaluar.

Ndërsa janë regjistruar 79 vdekje, që gjithashtu është më shumë për 6.8% në krahasim me javën e kaluar.

Marketing