ISHP: Zvogëlohet numri i rasteve të reja me Kovid 19

Sipas raportit javor të Institutit të Shëndetit Publik për periudhën nga data 23 deri më datën 29 nëntor, numri i rasteve të reja të Kovid-19 është ulur. Në përgjithësi u testuan 18,767 materiale në laboratorët që kryejnë prova molekulare për praninë e SARS-CoV-2, e cila është 4.6 për qind më pak se javën e kaluar. Janë regjistruar 6.745 raste të reja pozitive nga 35 qytete në vend, me rënie prej 9.9 për qind krahasuar me javën e kaluar. Shumica e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi (n = 2,863; 42,4 për qind), me një incidencë javore – 326 / 100,000. Përqindja e rasteve pozitiveve të testuara në periudhën raportuese është 35.9 për qind, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Marketing

Janë regjistruar persona të infektuar në të gjitha grupmoshat. Më e zakonshme është grupmosha mbi 60 vjeç (n = 1,624, 24,1 për qind). Një numër i madh i pacientëve është regjistruar te persona te në grupmoshat nga 30 në 39 vjeç (n = 1,409; 20,9 për qind), nga 40 në 49 (n = 1,258; 18,7 për qind), nga 50 në 59 (n = 1,210; 17,9 për qind) dhe 20 deri në 29 (n = 877; 13 për qind). Numri më i ulët u regjistrua tek fëmijët e moshës 0-9 (n = 99; 1.5 për qind) dhe 10 deri në 19 vjeç (n = 261; 3.9 për qind).

Pas marrjes së dy testeve negative për praninë e SARS-CoV-2 ose përdorimit të algoritmit të ri, 5,930 njerëz janë hospitalizuar ose u trajtuan në shtëpi, 16.3 për qind më shumë se javën e kaluar.

Janë paraqitur 206 raste të vdekjes prej 25 qyteteve, që është rënie e lehtë prej një për qind krahasuar me javën e kaluar. Për sa i përket moshës, 169 persona ishin mbi 60 vjeç, 30 persona të moshës 50 deri 59 vjeç, tre vdekje u raportuan në grupmoshën 40 deri 49 vjeç dhe katër raste në grupmoshën 30 deri 39 vjeç.

Raporti i hollësishëm i Institutit të Shëndetit Publik mbi situatën me Covid-19 për periudhën nga 23 deri më 29 nëntor, si dhe situata kumulative është publikuar në faqen e internetit të ISHP-së: http://iph.mk/.