ISHS: Në izolim shtëpiak 20 pjestarë të personelit të spitalit “8 Shtatori”

Më shumë se 20 pjestarë të personelit mjekësor të spitalit “8 Shtatori” në Shkup janë në vetëizolim, për shkak të kontaktit me persona që kanë rezultuar pozitiv me “Covid 19”.

Marketing

Megjithatë Spitali vazhdon punën, thonë nga Ispektoriati shëndetësor.“Personel medicinal, mjek, motra dhe personel teknik në bazë të kontaktit me vendim të inspektoriatit shëndetësor sanitarë janë në izolim dshtëpiak dhe vëzhgim mjeksor. Puna nuk është kompromituar 8 Shtatori vazhdon punën me personelin që ka dhe me ndihmën e institucioneve tjera shëndetësore me kapacitet të plotë” – tha Irinka Buhova-Sotirova nga ISHS.

Në vetizolim janë edhe katër pjesëtarë të personelit mjekësorë nga spitali privat “Re Medika”, për shkak të mjekjes që ka fshehur kontaktin me familjarin që ka rezultuar pozitiv me “Covid 19”.

Nga inspektorati shëndetësorë vlerësojnë se në spitalin e gjinekologjisë dhe akusherisë ku poashtu ka qëndruar mjekja në fjalë nuk ka nevojë për izolim të personelit pasi janë respektuar të gjitha masat mbrojtëse gjatë kontaktit me pacienten.

“Inspektoriatë shëndetësorë dhe sanitarë ka kryer inspektimet në klinikën e gjinekologjisë dhe akusherisë dhe spitalin e përgjithshëm privat ‘Re Medika’. Priten deklaratat e ekipit që për shkak të kujdesatarive nuk janë në klinikë, përkatësisht priten deklaratat e mjekëve, infermierëve dhe tërë personelit që ka qenë në punë më 6 qershor, kur në ora 23:30 minuta është pranuar personja e theksuar. Ajo me kërkesën e saj e ka lëshuar klinikën e gjinekologjisë dhe akusherisë edhe përkundër paralajmërimit nga ekipi mjekësor se i nevojitet hospitalizim dhe trajtim mjeksor. Atje nuk ka dhënë informacione se ka pasur kontakt me person me infeksion respirator, apo se ka anëtar pozitiv në familje” – deklaroi Irinka Buhova-Sotirova-nga ISHS.

Edhe në spitalin  privat ajo nuk ka dhënë informacione se ka pasur kontakt me person që ka rezultuar pozitiv, prandaj ajo rezikon të përballet me padi penale.