‘Ishte historia e prindërve të mi’, Soni Malaj rrëfen për baladën që krijoi nga një dashuri e vërtetë

Soni Malaj ka folur për baladën dhe historinë e saj.

Në një mbrëmje kushtuar qytetit të bukur të Tropojës, s’mund të mungonte këngëtarja Soni Malaj. “Soiree”, mbrëmjen e kësaj të mërkure ia kishte kushtuar qytetit të largët verior, por me shumë traditë e kulturë artistike. Mes artistë si Fatmira Breçani, Petrit Malaj, Alban Musa, Arjola Demiri Stresi etj., edhe Soni ndau me publikun emocionet që e lidhin vazhdimisht me Tropojën.

Marketing

Duke u ndalur te natyrat mashkullore dhe të ndjeshmëritë e tyre si veriorë, Jonida Shehu i ngacmoi të ftuarit të tregonin sa romantikë janë burrat e veriut dhe sidomos ata të Tropojës. Duke kujtuar të atin e ndjerë, Soni tha se jo vetëm romantik, por edhe adhurues i baladave të saj. Falë këmbënguljes së tij, ajo kishte pasur shumë sukses me këngën “Ndarja”, në Top Fest.

Në fakt, baladën që kam “Të dua ty” jam munduar që klipin ta bazoj tek historia prindërve të mi. Nismëtari që unë të merrja pjesë me baladën “Ndarja” në Top Fest në Top Channel ka qenë im atë, sepse unë kam dashur të merrja pjesë me këngën “E vogla”. Ai i dashuronte baladat e mia dhe më shtynte drejt tyre”,- tha Soni Malaj.

Marketing