Ishte me Kovid, kapet burri i maskuar si grua në avion

Një burrë indonezian, i cili kishte rezultuar pozitiv me Covid është kaur në avion në tentative për të udhëtuar me një test fals.

Marketing

Ai ishte maskuar si gruaja e tij, kishte marrë dhe pasaportën dhe testin negativ të saj dhe tentoi që të udhëtonte me avion. Veshja e tij ishte njësoj si e një gruaje dhe fytyrën e kishte mbuluar që të mos dallohej.

Udhëtimi mund të kishte vazhduar qetësisht edhe për të, por gjatë udhëtimit duke menduar se gjithçka mbaroi dhe vendosi që të vishte rrobat e tij.

Në këtë moment një stjuardesë dha alarmin për burrin e maskuar dhe aventura e tij për të udhëtuar me test Covid fals përfundoi. Pas kësaj ngjarje, Policia në një deklaratë për mediat tha se burri u ndalua pasi aeroplani u ul dhe u testua menjëherë. Pas testimit ai rezultoi që ishte pozitiv dhe u urdhërua që të izolohej në banesë. Po ashtu ai do të ndiqet penalisht për tentativën që bëri për të udhëtuar me test fals duke mashtruar autoritetet.