“Ishte me paramendim”/ Vrau 7-vjeçaren, shpallet e pafajshme shqiptarja

Shqiptarja që goditi për vdekje me thikë vajzën 7-vjeçare në park, para prindërve të saj në Ditën e Nënës është shpallur e pafajshme.

Marketing

Mediat britanike raportojnë se 30-vjeçarja shqiptare, e cila vuan nga skizofrenia paranojake, Eltiona Skana, e kishte pranuar vrasjen e vogëlushes 7-vjeçare, Emily Jones.

Por, Prokuroria nuk ka ofruar prova të tjera duke tërhequr akuzën për të renë shqiptare. Autoritetet e Prokurorisë kishin pohuar se Skana kishte planifikuar vrasjen, duke blerë një thikë, kishte zgjedhur një viktimë në park dhe ishte fshehur pas gjendjes së saj mendore.

Pas arrestimit, vetë Skana u rrëfeu mjekëve: “Ishte me paramendim, unë prita në një park, piketova viktimat, bëra atë që bëra, pastaj u përpoqa të ikja.”

E pandehura me origjinë shqiptare është arrestua në vendngjarje. Ndërkohë, 30-vjeçarja ishte e njohur për drejtësinë britanike.  Në vitin 2017, Skana kishte goditur me thikë nënën e saj dhe në një tjetër incident sulmoi të motrën. Mësohet se e reja ishte nd pranuar në spitalet psikiatrike tri herë.

Marketing