Ishte në terapi intensive, 80-vjeçarja del e shëruar nga spitali

Një 80-vjeçare nga Vlora ka arritur të shërohet nga koronavirus duke lënë spitalin. Lajmi është bërë i ditur nga Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila shkruan se e moshuara është shtruar në spitalin infektiv 14 ditë më parë dhe paraqeste vështirësi në frymëmarrje. Ajo thotë se pacientja ka qenë në terapi intensive dhe falë mjekimit bashkëkohor ka arritur të shërohet duke u kthyer në shtëpi. Nuk dimë cila është terapia që ka funksionuar për gruan e moshuar, ndërkohë që në Shqipëri së fundi prej një jave ka nisur të përdoret edhe hidroksiklorikina, ose njohur ndryshe si medikamenti kundër malarjes.

Marketing
Marketing